RTV Ora - Investimet në Kodër-Kamëz, Veliaj: Zonë e zaptuar po i kthehet banorëve

  • 5 years ago
#rtvora
Krahas shkollës ?Nënë Tereza?, zonës së Kodër-Kamzës po i shtohet edhe një kopësht krejt i ri e modern. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin nga themelet e kopshtit nr. 58, një kërkesë e vazhdueshme e banorëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po realizohen, ndërsa theksoi faktin se një zonë e zaptuar më parë po i kthehet banorëve në formën e një kopshti, si investimi më i mirë për fëmijët.

?Jam shumë i lumtur që rikthehem në Kodër-Kamëz me një lajm të shkëlqyer për komunitetin. Lajmi ka të bëjë me hapjen e kopshtit, një zonë gjithashtu e zaptuar prej vitesh, por ajo që duhet të kuptojmë është se interesi i shumicës është mbi interesin e pakicës. Zaptimi i kopshteve, i shkollave, i çerdheve, i kampuseve universitare, do të marrë fund. Ka nisur të marrë fund, Kodër-Kamza është e para që po përjeton çlirimin e një territori të zaptuar, për të rikthyer ku ishte kopshti. Një komb që zapton kopshtet dhe shkollat, është komb pa të ardhme; një komb që çliron kopshtet dhe shkollat, i rindërton nga e para, shton kapacitetin, u jep mundësinë prindërve të shkojnë të punojnë, teksa edukatoret tona shembullore kujdesen për fëmijët e tyre, është një komb që ka të ardhme?, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ai shtoi se kopshti i ri është një premtim i mbajtur dhe që do të ulë ngarkesën në kopshtet e tjera të zonës, si dhe do të risë cilësinë e shërbimit dhe edukimit për fëmijët që i frekuentojnë ato. Veliaj tha se pas kopshtit një tjetër premtim që do bëhet realitet për banorët e kësaj zone është dhe ndërtimi i shkollës së integruar ?Nënë Tereza? dhe që do u japi një mundësi të barabartë fëmijëve të kësaj zone, që të arsimohen si gjithë bashkëmoshatarët e tyre kudo në Tiranë.

?Po mbajmë fjalën sot për kopshtin, ndërkohë që do ta mbajmë me patjetër fjalën për shkollën ?Nënë Tereza?, 9-vjeçare dhe gjimnaz, në Kodër-Kamëz. Kodër-Kamza nuk mund të jetë një xhep, nuk mund të jetë një zonë për të importuar vetëm protestues të dhunshëm, ka të gjithë potencialin që çdo fëmijë i Kodër-Kamzës, si çdo fëmijë dhe i Bllokut, edhe i Ali Demit, i Saukut, të kenë të njëjtin shans për t?u bërë nesër inxhinierë, drejtoresha, edukatore, administratorë. Nëse i shohim fëmijët këtu si potencial, jo si problem, atëherë sigurisht që me sytë e këtij potenciali, do bëjmë edhe planifikimet tona?, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se shkolla "Nënë Tereza" do të ndërohet me bekimin e komunitetit të Kodër Kamëz.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/investimet-ne-koder-kamez-veliaj-zone-e-zaptuar-po-i-kthehet-banoreve-ne-formen-e-nje-kopshti
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http:...

Recommended