Report Tv - Tërhiqet 'Bujqësori', hapet rruga për shkollën 'Nënë Tereza' në Kodër-Kamëz
  • 5 years ago
Pas peticionit drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha dhe protestës së banorëve në Kodër-Kamëz, që kërkonin lejimin e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollës së re ?Nënë Tereza?, sot ka ardhur tërheqja.

Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës dhe komunitetit të zonës në Kodër-Kamëz, duke deklaruar se nuk mund të mohohet nevoja që kanë banorët për një shkollë të ciklit parauniversitar, ashtu siç nuk mund të mohohet edhe interesi i lartë publik që vepra mbart në vetvete.

"Ndërtimi i shkollës është domosdoshmëri. Shkolla është vepër e mirëpritur. Takimet e ditëve të fundit qartësuan marrëdhëniet juridike dhe procedurale. Senati mbështet unanimisht marrëveshjen e lidhur mes UBT-së, ministrisë dhe bashkisë së Tiranës për paktin për universitetin" thuhet ndër të tjera në deklaratën e Senatit të Bujqësorit.
Recommended