Tërhiqet UBT-ja, hapet rruga për shkollën 'Nënë Tereza' në Kodër-Kamëz, Veliaj përshëndet vendimin

  • 5 years ago
Pas peticionit drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha dhe protestës së banorëve në Kodër-Kamëz, që kërkonin lejimin e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e shkollës së re ?Nënë Tereza?, sot ka ardhur tërheqja. Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës i ka dhënë të drejtë Bashkisë së Tiranës dhe komunitetit të zonës në Kodër-Kamëz, duke deklaruar se nuk mund të mohohet nevoja që kanë banorët për një shkollë të ciklit parauniversitar, ashtu siç nuk mund të mohohet edhe interesi i lartë publik që vepra mbart në vetvete.

"Ndërtimi i shkollës është domosdoshmëri. Shkolla është vepër e mirëpritur. Takimet e ditëve të fundit qartësuan marrëdhëniet juridike dhe procedurale. Senati mbështet unanimisht marrëveshjen e lidhur mes UBT-së, ministrisë dhe bashkisë së Tiranës për paktin për universitetin" thuhet ndër të tjera në deklaratën e Senatit të Bujqësorit. Kështu rektori i universitetit, grupi i pedagogëve dhe studentëve me në krye dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi në protestë janë tërhequr duke i hapur rrugën shkollës së re. Disa orë përpara protestës së sotme të lajmëruar nga PD, mbyllet një tjetër protestë e opozitës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamzë midis Bashkisë Tiranë, Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e cilëson arritjen e kësaj marrëveshje si triumf të arsyes, ndërsa thekson se përfshirja e politikës në punë komunale dhe jetë akademike është ende një kërcënim për shoqërinë tonë.

?Përshëndes vendimin e UBT për të mos penguar më shkollën ?Nënë Tereza? në Kodër-Kamëz, një triumf i arsyes mbi histerinë politike! Por përfshirja e politikës në punë komunale & jetë akademike është ende një kërcënim për shoqërinë tonë! Beteja me dhëndurë e kunetër vazhdon?, shkruan Veliaj në Twitter.

Recommended