Kopsht i ri ne Koder-Kamez
- 5 years ago
Punimet për ndërtimin nga themelet të Kopshtit 58 në Kodër Kamëz kanë filluar. Kryebashkiaku Veliaj e konsideroi këtë një premtim të mbajtur për komunitetin, i cili do të pasohet edhe me ndërtimin e shkollës, e cila do të mbajë emrin "Nënë Tereza".
?Po mbajmë fjalën sot për kopshtin, ndërkohë që do ta mbajmë me patjetër fjalën për shkollën ?Nënë Tereza?, 9-vjeçare dhe gjimnaz, në Kodër-Kamëz. Kodër-Kamza nuk mund të jetë një xhep, nuk mund të jetë një zonë për të importuar vetëm protestues të dhunshëm, ka të gjithë potencialin që çdo fëmijë i Kodër-Kamzës, si çdo fëmijë dhe i Bllokut, edhe i Ali Demit, i Saukut, të kenë të njëjtin shans për t?u bërë nesër inxhinierë, drejtoresha, edukatore, administratorë".
Kryebashkiaku shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me rektoratin e Universitetit Bujqësor sa i takon hyrjes, por jo ndërtimit të shkollës.
"Nëse duan hyrje më vete dhe nëse kanë alergji fëmijët, jam i gatshëm ta diskutoj dhe t?u garantoj një hyrje më vete, por nuk e negocioj fare ndërtimin e shkollës ?Nënë Tereza?. Është nder që shkolla që mban emrin ?Nënë Tereza? të ndërtohet në Kodër-Kamëz, të jetë akoma më e bukur se shkolla ?Kosova?, ..Me uratën, bekimin dhe gjithë dashurinë dhe gjithë dashamirësinë e këtij komuniteti, do t?i shkojmë deri në fund atij projekti, me hyrje të veçantë, por asnjë tërheqje për t?i dhënë komunitetit të Kodër-Kamzës të njëjtin trajtim që ka çdo qytetar i kryeqytetit?.
Për Kryebashkiakun Veliaj, ndërtimi i shkollës së re është detyrimi i dikasterit që ai drejton ndaj 30 mijë banorëve të kësaj zone.
Tv Klan