Basha rikthehet në tryezën e 'Zgjedhores'! Rama: Koha nuk pret! SHBA-BE: Mbylleni pa vonesë

  • 4 years ago
Pas takimit me ekspertët e PD për Reformën Zgjedhore, kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se opozita është e vendosur që të vijojë punën e saj në Këshillin Politik për zgjedhoren, në mënyrë që "të largojnë një orë e më parë të keqen e vendit, Edi Rama". Basha tha se opozita nuk e ka braktisur kurrë reformën zgjedhore, dhe se bojkoti i 18 majit erdhi pasi artistë e aktivistë po rriheshin me dhunë në bulevard nga kjo qeveri.

"Loja e Edi Ramës se me shkatërrimin e teatrit dhe reforma zgjedhore  do të merrej peng gabohet. Të gjithë e kanë parë këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë reformën zgjedhore dhe procesin e integrimit që Ramë të përdorë të njëjtat mekanizma për të manipuluar vullnetin e shqiptarëve. PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur të mos lejojë këtë gjë dhe tu jap shqiptarëve garancitë për t'iu drejtuar kutive të votimit. Kjo është vetëm fillimi i vendosjes së demokracisë popullore për shkatërrimi jo vetëm të teatrit por dhe kushtetutës. Vendosëm t'ia mohojmë këtë plan dinak dhe diabolik dhe të ofrojmë një rrugëdalje nga kriza duke u angazhuar në reformën zgjedhore që i hap rrugë procesit të integrimit. Ne nuk e braktisëm kurrë dhe nuk mund ta braktisim reformën zgjedhore, pasi këtë kërkon dhe Edi Rama. Nuk e kemi braktisur asnjëherë tryezën, bojkoti i 18 majit ishte se aktivistë dhe artistët po rriheshin në rrugë", tha Basha.

Në lidhje me sistemin zgjedhor, Basha tha se fillimisht duhet të bëjnë reformën  dhe të largojnë këtë qeveri të korruptuar dhe më pas është i hapur që të pranojë çdo sistem demokratik që kërkojnë qytetarët dhe me lista të hapura.

"Nuk ka asnjë propozim dhe asnjë sugjerim të tillë për sistemin danez amerikan. Ka një vullnet timin personal për t'u dhënë shqiptarëve secilin sistem që ata shohin më të përshtatshmin. Le ta largojmë me votë  fillimisht Ramën dhe pastaj le të zgjedhim sistemin më demokratik. Jam i hapur për listat e hapura dhe mospërqëndrimin e pushtetit në duart e një njeriu, por më parë largojmë Ramën", tha Basha.

Recommended