Dështimi i 'Zgjedhores'/ SHBA thirrje PD: Stop kushteve të reja! Soreca: Marrëveshja për integrimin
  • 4 years ago
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim i ka bërë thirrje partive opozitare që të heqin dorë nga kushtet e reja të hedhura në tryezën e dialogut në minutat e fundit mbi Reformën Zgjedhore. Në një reagim të shkurtër, të qartë dhe të prerë, Kim u bën apel që të mbajnë fjalën që palët kanë dhënë për përfundimin e kësaj reforme, edhe pse 31 maji afati i vendosur nga vetë politika skadoi.

"Të gjitha palët kanë lëvizur dhe kanë treguar se janë shumë afër. Ju vendosët një synim, ju vendosët afatin në 31 maj. Tani është koha që të ndalni së këmbënguluri në pozicione të pazbatueshme dhe/apo vendosje kushtesh të reja. Është koha të mbani fjalën ndaj popullit shqiptar. Është koha të jepni rezultat", shkruan Kim. Ndërkohë, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca vë theksin që duhet një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, që të nisnin negociatat me Bashkimin Europian.Një reformë elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIRH është domosdoshmëri për të vijuar përpara në rrugën e integrimit Europian. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët politike në Këshillin politik duhet të përfundohet tani që të nisin sa më shpejt bisedimet për çeljen e negociatave", shkruan Soreca.

Mbrëmjen e djeshme, pas rreth 4 orësh, Këshilli Politik nuk ia doli që të gjente gjuhën e përbashkët. Ka qenë përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri i cili në përfundim të mbledhjes, tha se ishte gati drafti përfundimtar, por propozimet në minutat e fundit të opozitës ndikuan që të mos arrihej një konsensus. Ai theksoi se qeveria ka rënë dakord me shumë pika të opozitës, edhe ato që i cilëson si "kushte", por pavarësisht kësaj, sipas tij "ato nuk hoqën dorë nga kërkesat absurde".
Recommended