Ngerçi i “Zgjedhores”, Rama i drejtohet opozites
  • 4 years ago
Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur sot në Kuvend për çështjen e nxehtë të këtyre ditëve të fundit, atë të Reformës Zgjedhore.

Sa i takon Reformës në Drejtësi, Rama tha se opozita jashtë parlamentare është duke e mbajtur peng. Sipas tij, mazhoranca zgjodhi që të priste arritjen e një konsensusi për këtë reformë, edhe pse ka mundësinë për ta miratuar në parlament, edhe pa miratimin e tyre.

Sa i takon pikës ku palët në diskutim nuk po bien dakord, futja e elektronikës në zgjedhje, kryeministri tha se as OSBE/ODIHR nuk e ka rekomanduar sepse është një proces i vështirë për t?u realizuar dhe për të mos pasur ndërhyrje.

Rama u shpreh se u është mirënjohës ambasadorëve që ndërhyjnë në këto bisedime, që do duhej të bëheshin mes palëve, pa përfshirë të huajt.

Një tjetër pikë që duket se nuk po gjen rrugën e duhur sipas Ramës, është depolitizimi i Komisionit Zgjedhor.

?Problemi kryesor dhe arsyeja kryesore e sherreve dhe luftërave janë komisionet, kush identifikon dhe kush numëron. Në raportet e ODIHR është një fjali gjithmonë, depolitizim i Komisionit. Edhe sot që flasim duket mision i pamundur për fat të keq?.

Në përfundim të fjalës, Rama tha se nuk do ta japë mendimin e tij pasi zgjedh që të presë për të parë se çfarë do të vendosin ata ?që kanë topin?. /tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended