Ora News - Reforma zgjedhore, Gjiknuri kërkon kthimin e opozitës: Nuk mund të jetë çek pa skadencë
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Periudha e pandemisë ka shkaktuar ngërç në dialogun politik mes PS dhe opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore.

Ndryshe nga aleatët e PD, socialisti Damian Gjiknuri mendon se demokratët duhet të jenë pjesë e Këshillit Politik, pasi ka ende pika që duhen diskutuar për të patur një reformë konsensuale.

Gjiknuri: Opozita jashtëparlamentare duhet ta shfrytëzojë këtë kohë të mbetur, sidomos muajin maj në mënyrë që në qershor ti japim kohë parlamentit të shqyrtojë draftet dhe ti miratojë ato. Thirrja ime është e thjeshtë. Nuk e kuptova mirë nga deklaratat e PD dhe opozitës dje. Disa përfaqësues të opozitës lëshuan disa mesazhe kontradiktore nëse janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun në Këshill apo e konsiderojnë punën të ezauruar me ato drafte që kanë sjellë. Puna u ndërpre për shkaqe objektive, pandemia e Covid-19. Ne duhet ta rifillojmë ku e lamë, dora jonë është e shtrirë dhe presim që këto çështje ti adresojmë së bashku. Por mospjesëmarrja e tyre nuk mund të mbajë peng një proces të rëndësishëm që nuk u përket vetëm disa partive por të gjithë shqiptarëve.

Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari prezantuan online para komisionit të reformës zgjedhore punën e bërë deri më tani në Këshillin Politik.

Madje Gjiknuri kishte edhe një mesazh për PD, që nëse duan të tërhiqen në këtë moment, mazhoranca do ta miratojë reformën, pasi kjo çështje sipas tij nuk duhet të zvarritet më.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/komisioni-i-reformes-zgjedhore-kthehet-ne-pune-gjiknuri-dhe-hajdari-raportojne-online

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/gHIkH-yZiNY

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended