Top News - Gjiknuri i përgjigjet opozitës/ Konsensusi për kodin
  • 3 years ago
Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, i është përgjigjur Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit, të cilët thanë sot se modeli i opozitës së bashkuar për listat e hapura dhe koalicionet, bazohej në atë italian. Me një shënim në rrjetin social facebook, Gjiknuri akuzon opozitën se po ?tentojnë të hedhin hi syve të publikut?.
Sipas tij, ?ata thjesht duan të kryejnë tentativën e fundit të dëshpëruar për të penguar e zvarritur reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor?.
Gjiknuri ka shpjeguar, sipas tij, edhe modelin italian, ndërsa thotë se është me dy dhoma e miks, mazhoritar 1/3 dhe proporcional me lista të mbyllura 2/3 e vendeve. Sipas tij, ky model, nuk ka lidhje me sistemin që zbaton Shqipëria.
Pas 3 muaj kërkimesh të dështuara, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, pak orë përpara seancës parlamentare kur do të shqyrtohen dhe miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor tentojnë të hedhin hi syve të publikut.
Meqenëse kërkesa e opozitës parlamentare, e pranuar nga mazhoranca, për lejimin e vendosjes së kryetarit të partisë apo kryetarit të partisë udhëheqëse të koalicionit në listë njëkohësisht në 4 zona zgjedhore u cilësua antidemokratike dhe duke qenë se opozita jashtëparlamentare ka ?zbuluar? pas 3 muajsh modelin italian, i ftoj të lexojnë legjislacionin e vendit fqinj mik për të kuptuar se atje ka raste që u lejohen kandidatëve të garojnë edhe deri në 5 zona ? pwrfundon statusin e tij Gjiknuri.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DamianGjiknuri#KeshillinPolitik#TopChannel
Recommended