Top News - PS, Gjiknuri i përgjigjet opozitës/ ‘Propozime, jo kushte’
  • 3 years ago
Përfaqësuesit e partive në këshillin politik janë përfshirë në një debat të ashpër lidhur me propozimet përsa i takon Reformës Zgjedhore.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në këtë këshill Damian Gjiknuri ka sqaruar draftin që socialistët kanë paraqitur për ndryshimet kushtetuese sa i takon reformës zgjedhore. Ai thotë se drafti është për lista 100 për qind të hapura dhe ruajtjen e kuotës gjinore, por shprehet se është i hapur dhe i gatshëm të dëgjojë të gjitha propozimet nga PD për gjërat që do të ndryshojnë. Ndër të tjera Gjiknuri sqaroi edhe vendosjen e pragut elektoral 3 për qind dhe se partitë garojnë me kandidatët e tyre të grupuara në koalicion.
Gjiknuri tha në një intervistë televizive se propozimi i maxhorancës i adreson të gjitha kërkesat që kanë amendimet kushtetuese, në Kushtetutën e Shqipërisë, teksa shtoi se Partia Demokratike nuk ka hallin e koalicionit, se koalicioni është një definicion i qartë siç është në çdo legjislacion evropian.
Sipas tij, opozitarët kërkojnë thjesht taktikën elektorale që ka qenë në formulimin e vjetër përpara se të ndryshonte Kushtetuta dhe para se të hapeshin listat.
Gjiknuri shkon edhe tej, teksa i kthen përgjigje opozitës, e cila dy ditë më parë kishte vendosur si afat fundor marrjen e mendimit për këtë cështje nga Odihr. Por, Gjknuri shton se nëse PD-ja nuk e pëlqen draftin e PS të bëjë propozime konkrete, por jo të vendosë kushte.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PS#DamianGjiknuri#TopChannel
Recommended