A është në dorë të Ramës e Bashës 'vulosja' e zgjedhores?! Mediu: Në interesin e opozitës
  • 4 years ago
TIRANË - Për kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, diskutimet e përbashkëta mes opozitës parlamentare dhe asaj jashtë Kuvendit për reformën zgjedhore, lënë të hapur mundësinë edhe për ndryshimin ose jo të sistemit përmes listave të hapura. I ftuar në "45 Minuta" në Report Tv, Mediu sqaroi fazën ku ndodhen diskutimet. Sipas tij, hapi i parë është ai i ekspertëve, atyre ndërkombëtare, të opozitës joparlamentare dhe opozitës në Kuvend, niveli i dytë ai i negociatorëve në tryezën politike, dhe i treti, gjykimi politik i draftit të dakordësuar mes palëve.
Recommended