3 deputetë hapur pro Zgjedhores, drafti konsensual PS-PD-LSI 3 vota larg miratimit në 23 korrik
  • 4 years ago
TIRANE-Tre deputetë të opozitës parlamentare, kreu i Ballit Kombëtar Artur Roshi, Besnik Troplini dhe Fatjona Dhimitri deklaruan pasditen e sotme jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit se do të votojnë pro draftit të marrëveshjes zgjedhore që u arrit në 5 Qershor dhe që do të futet për t'u miratuar në seancën plenare në datë 23 korrik. Me 77 deputetët që ka shumica socialiste në Kuvend, 3 të deklaruarit ditën e sotme dhe Suzana Topin po nga opozita që e njoftoi votën pro në 10 qershor, numri i votave shkon në 80 pro reformës zgjedhore duke qenë vetëm 3 larg, pasi për t'u miratuar drafti duhen 84.
Recommended