Gjiknuri dorëzoi në Kuvend draftin e Zgjedhores, Murrizi: Nga opozita nuk do merrni asnjë votë…

  • 4 years ago
TIRANË- Deputeti i Kuvendit Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza ndaj mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare. Nga foltorja e Kuvendit Murrizi ka thënë se drafti i dorëzuar nga Damian Gjiknuri është një trafikim dhe nuk do të kalojë në seancë plenare.


Më tej ai është shprehur se deputetët po kandidojnë për çdo post të mundshëm, ndërsa bën thirrje që të lihen lojërat e pista.

Murrizi tha si ai draft është një pazar kundër vullnetit të mbi 85% të qytetarëve. Ndryshimet kushtetuese të 2008-ës ai i ka quajtur një ?gjellë qensh?.

?Nga njoftimet e juaja në mënyrë të njëanëshme pa u mbledhur Komisioni i Reformës Zgjedhore është dorëzuar një draft i fshehtë. Zoti Balla, ti bashkë me Ramën mos tu shkojë mendja se do kaloni ndonjë ligj për trafikimin e votës dhe të vijoni me këtë çorbë dijeni se do ua hedhin shqiptarët në fytyrë. Lereni këto, se nuk do merrni asnjë votë nga ne. Ndalni pazarin e pistë kundër vullnetit të mbi 85% të qytetarëve shqiptarëve?, tha Murrizi.

?Këtë gjellë qensh që është gatuar para 12 vitesh do ua hedh surratit. Deputetë sharlatanë që kandidojnë edhe për kryeplakë, por nuk do lejojmë këto pislliqe të bëhen. Lërini pislliqet dhe lojërat e pista. Nëse deputetët që kanë firmosur për ndryshimin e sistemit zgjedhor nuk i mbahen fjalës së tyre, të dalin dhe ta shprehin hapur. 30 vite më parë revolta e shqiptarëve prishi kangjellat e ambasadave për liri. 30 vite më pas ju bijtë e atyre që mbajtën peng shqiptarët për 45 vite kërkojnë të votohet si në kohën e PPSH-së. shqiptarët meritojnë një sistem zgjedhor ku të zgjedhin të lirë përfaqësuesit e tyre?, tha ndër të tjera Murrizi.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GramozRuci#MuslimMurrizi#TopChannel

Recommended