Ora News – Soreca e Borchardt në zyrën e Bashës: Opozita në kuvend për reformën zgjedhore
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Ambasadori i Bashkimit Evropian dhe ai i OSBE-së janë ndalur në zyrën e Lulzim Bashës, ku i kanë kërkuar rikthimin në Kuvend për reformën zgjedhore. Luigi Soreca tha se ka nisur një seri takimesh me faktorët politikë, për ti nxitur për reformën, e cila është kusht për integrimin. Ndërsa ambasadori Borchardt, tha se koha po ngushtohet, por ekziston ende mundësia për te ecur përpara.

Bashkimi Evropian ka rritur presionin ndaj politikës shqiptare për miratimin e reformës zgjedhore. Ambasadori i Be-së, Lugi Soreca dhe ai i OSBES Bernd Borchardt ishin në zyrën e Lulzim Bashës, për ti kërkuar rikthimin në Parlament dhe kontributin për ligjin zgjedhor.

"Opozita i përket parlamentit dhe kjo është një kërkese konstante që i bëjmë opozitës dhe ne shpresojmë që opozita të jetë në parlament, si në dhjetor. Objektivi, është të finalizohet puna e bërë në dokumentin, në propozimet e përbashkëta që përmbushin rekomandimet e OSBE-ODIHR".

Ndërsa ambasadori i OSBE-së foli shkurt, me mesazh të qartë.

"Koha po ngushtohet. Ka ende mënyra për te ecur para. Sigurisht".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/be-osbe-presion-politikes-soreca-opozita-ne-kuvend-reforma-zgjedhore-kusht-integrimin
Recommended