Ora News - Ambasadorët e Gjermanisë dhe BE në zyrën e Bashës, Soreca me porosi për protestën
  • 5 years ago
#oranews

Selia e Partisë Demokratike vijon të ketë zhvillime. Mëngjesin e sotëm, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, iu drejtua zyrës së Lulzim Bashës ku ka zhvilluar një takim me të. Pas saj në zyrën e Bashës mbërriti ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Në fokus të diskutimeve mendohet të ketë qenë vendimi i opozitës për lënien e mandateve, ku sot në 17:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së për vendimmarrjen finale.

Në një prononcim të shkurtër pas takimit, Soreca tha se i bëri të qartë zotit Basha qëndrimin e Bashkimit Europian.

Një porosi pati edhe për protestën e ditës së nesërme të thirrur nga opozita.

Soreca: Fola me secilin dhe është mjaft e rëndësishme për të ndarë këto pozicione. BE ka qenë mjaft i qartë, i kemi shpjeguar liderit të PD dhe pozicionin tonë. Është e rëndësishme për të folur dhe diskutuar. Nesër është një ditë e rëndësishme, presim që të mos jetë e dhunshme, procesi demokratik duhet të prevalojë.

Të martën e 19 shkurtit, Basha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman.

Po dje Ambasada amerikane në Tiranë u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos pranojnë djegien e mandateve të tyre, duke theksuar se një vendim i tillë minon parimet bazë të demokracisë.

Për më shumë lexoni në:
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended