Ora News - Ambasadorët e Gjermanisë dhe BE në zyrën e Bashës, Soreca me porosi për protestën
  • 5 years ago
#oranews

Vendimi i opozitës për lënien e mandateve ka vënë në lëvizje ambasadorët e akredituar në Tiranë. Pak orë para protestës, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Luigi Soreca zhvilloi një takim kokë më kokë në selinë blu me kryetarin e PD Lulzim Basha, ku kërkoi dialog nga politika, përsa i përket protestës së të enjtes ai ka bërë thirrje për tiu larguar akteve të dhunës.

Në një prononcim të shkurtër pas takimit, (20 shkurt) Soreca tha se i bëri të qartë zotit Basha qëndrimin e Bashkimit Europian.

Soreca: Fola me secilin dhe është mjaft e rëndësishme për të ndarë këto pozicione. BE ka qenë mjaft i qartë, i kemi shpjeguar liderit të PD dhe pozicionin tonë. Është e rëndësishme për të folur dhe diskutuar. Nesër është një ditë e rëndësishme, presim që të mos jetë e dhunshme, procesi demokratik duhet të prevalojë.

Më herët ishte ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz që takoi Lulzim Bashën për të diskutuar për djegien e mandateve si dhe për protestën e nesërme.

Pas selisë Blu, Schutz ka takuar edhe aleatin e PD, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Ndërkohë sot në 17:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së për vendimmarrjen finale.

Të martën e 19 shkurtit, Basha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman.

Po dje Ambasada amerikane në Tiranë u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos pranojnë djegien e mandateve të tyre, duke theksuar se një vendim i tillë minon parimet bazë të demokracisë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ambasadorja-gjermane-ne-seline-e-pd-se-takon-bashen


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended