Ambasadori Soreca takim me Metën në Presidencë, në fokus diksutimet për reformën zgjedhore

  • 3 years ago
Zgjedhjet parlamentare në 2021 janë vendosur edhe në fokus të ndërkombëtare. Ambasadori i BE, Luigi Soreca paraditen e kësaj të hëne i shkoi në zyrë presidentit Ilir Meta, ku zhvilluan një takim për rreth një orë. Burime për Report tv nga zyra e BE në Tiranë thanë se ambasadori dhe kreu i shtetit shqiptar diskutuan mbi situatën aktuale politike dhe prioritetet e procesit të integrimit në BE.

Nuk munguan as diskutimet për ndryshimet që do bëhen në kodin zgjedhor si rezultat i ndryshimeve kushtetuese por edhe marrëveshjes së 5 qershorit në Këshillin Politik. Kjo reformë ka interesin e faktorit ndërkombëtar, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces për të arritur konsensusin mes palëve politike.

Recommended