Ambasadori italian apelon: Miratoni reformën zgjedhore deri në 31 maj - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori italian, Fabrizio Bucci apeloi qe forcat politike të arrijnë një marrëveshje brenda datës 31 maj per reformën zgjedhore.Diplomati italian theksoi se situata po ndiqet me vëmendje ndërsa kërkoi nga të gjitha palët dialog.FABRIZIO BUCCI - AMBASADOR I ITALISË NË SHQIPERI?Ne jemi duke ndjekur me vemendje situaten dhe duhet qe te gjitha palet te gjejne nje nje dialog. Nje dite me pare kemi pare progres te rendesishem,por do te kete takime te tjera dhe shpresojme se brenda dates se percaktuar 31 maj ,do te lind nje marreveshje bashkepunimi dhe nje dakortesi mes te gjitha paleve . Eshte e rendesishme sepse stabilizon te gjitha rregullat e lojes dhe se si do te zhvillohen , zgjedhjet e ardhshme , pas nje viti apo kur do te mbahen. Nga te gjitha palet duhet gjetur gjuha e perbashket dhe ne kete jemi duke e pare me shume vemendje. Ne shpresojme se gjithcka do te shkoje pozitivisht,sepse eshte nje reforme shume e rendesishme?.Diplomati italian komentoi edhe situatën e krijuar pas prishejs së teatrit kombëtar duke theksuar se debati per kete ceshtje eshte politizuar.?Kemi nje perplasje te mazhorances dhe opozites shqiptare dhe kur ka perplasje te tilla nuk ndihmojne ne nje dialog te mirefillte referuar nje situate te tille. Per teatrin kombetar debati ka zgjatur per shume kohe. Por besoj se nuk i perket nje qeverie te huaj te hyje ne ceshtje te tilla,ne nje debat te tille, nuk besoj se i perket nje qeverie te huaj per te nderhyre se cfare duhet shembur dhe cfare duhet ruajtur apo konservuar. Kur vendimet merren, eshte e rendesishme qe te jete vendosur mes nje dialogu te mirefillte dhe te frytshem mes paleve.?Deklaratat Ambasadori i bëringa qyteti i Vlorës, ku ishte i pranishëm në një aktivitet mbi ekonominë blu të organizuar nga ministria e mjedisit.
Recommended