Ambasadori i OSBE për Reformën Zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zoti ambasador, reforma zgjedhore ka nisur që në vitin 2017, është ndërprerë disa herë dhe në janar, mazhoranca dhe opozita u ulën së bashku për të përfunduar reformën. A ka ardhur koha që reforma zgjedhore të përfundojë, siç thatë edhe ju, idealisht më 31 maj, sot?Ambasadori Borchardt: Keni plotësisht të drejtë. Ka ardhur koha që reforma të përfundojë. Ne, si Prezencë e OSBE-së dhe simotra jonë nga Varshava, ODIHR-i, e kemi mbështetur këtë reformë të rëndësishme për një kohë të gjatë tashmë dhe shpresojmë të shohim shumë shpejt rezultate përfundimtare dhe të plota, si edhe zbatim të reformës, ku të reflektohen të gjitha rekomandimet. Prandaj, u gëzuam shumë kur të gjitha forcat politike u mblodhën në të ashtuquajturin Këshill Politik për të diskutuar këto çështje. Ende vijoj të jem i inkurajuar që ata do të vijojnë punën. U takuan dje, do të takohen sërish edhe sot. Jam edhe paksa optimist, pasi për shumë nga rekomandimet tona, ndoshta jo për të gjitha, ka zgjidhje të prekshme - ende të paformuluara qartë, por të prekshme. Më lejoni të theksoj që kjo reformë është jetike. Shqipëria dëshiron t?i afrohet Bashkimit Evropian dhe reforma është parakusht i BE-së. Shqipëria nuk ka realizuar një reformë zgjedhore prej vitit 2012, dhe OSBE/ODIHR-i ka bërë me dhjetëra rekomandime. A e mbështesni ju një depolitizim të plotë të komisioneve zgjedhore, çështje e cila është kthyer në një prej ngërçeve të reformës, pasi opozita nuk e pranon?Ambasadori Borchardt: Po, keni plotësisht të drejtë. Ky është një ndër rekomandimet për të cilat debati është shumë i fortë. Ne e mbështetim plotësisht idenë e një depolitizimi të plotë të administratës zgjedhore, në mënyrë që të eliminohen të gjitha arsyet për dyshim dhe kundërshtim. Politikanët dhe individët e emëruar nga partitë në administratën zgjedhore përbëjnë një derë të pasme të hapur për kontestime. Depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore i shërben interesit të qytetarëve, duke parandaluar marrëveshjet politike në dëm të zgjedhjeve të ndershme. Reforma e administratës zgjedhore është urgjente - është një ndër rekomandimet tona më të hershme. Është po ashtu urgjente pasi duhet të vihet në zbatim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili me siguri do të ketë atëherë një përbërje tjetër, do të duhet ta zbatojë më pas edhe në të gjitha nivelet e tjera dhe kjo kërkon kohë. Ka një kërkesë të re opozita që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë ankimet zgjedhore. Si e shihni ju këtë?Ambasadori Borchardt: Ky është një debat interesant, një ide e re. Është sigurisht më mirë se sa të mbështetesh te njerëz që nuk e kanë kaluar vetingun, ku nuk mund të mbështetesh 100 për qind. Prandaj, përfshirja e gjykatave më të larta është patjetër një opsion.
Recommended