Borchardt: Parlamenti legjitim, mund te votoje reformen zgjedhore

  • 5 years ago
Djegia e madateve nga ana e deputetëve të PD-së e LSI-së nuk i ka shuar ende shpresat e Ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt se reforma zgjedhore mund të kalojë në parlament edhe me votat e opozitës së re. Për kreun e prezencës një votim i tillë është legjitim, ndonëse ripërsëriti apelin për dialog mes palëve.

?Për miratimin e reformës zgjedhore nevojitet një shumicë e cilësuar prej 84 votash. Ende nuk e di nëse deputetët janë të gjithë në favor të saj. Do të ishte e ligjshme që të votohej, por a do të ishte një vendim politik i mençur? Reformat tuaja zgjedhore janë votuar gjithmonë me shumicë shumë të gjerë dhe ne rekomandojmë fuqimisht për dialog lidhur me reformën zgjedhore.?

Proces normal e cilësoi edhe uljen e deputetëve të rinj në karriget e lëna bosh pas djegies së mandateve të opozitës.

?Ky është një proces absolutisht normal. Hidhini një sy Kodit tuaj Zgjedhor. Ju ofrohet një vend dhe e keni ju në dorë ta pranoni apo jo. Sipas Kushtetutës suaj, deputeti nuk lidhet me asnjë mandat detyrues. Anëtarët e parlamentit janë, si në demokraci të tjera, të lirë. Ata u  përgjigjen zgjedhësve dhe ndërgjegjes së tyre. Më pas, zgjedhësi mund të vendosë për fatin e këtyre deputetëve në zgjedhjet e ardhshme.?

Lulzim Basha me aleatët e tij kërkojnë zgjedhje të parakohshme, ndonëse nuk ka një vendim për bojkotin e atyre lokale por Ambasadori Borchardt i bëri thirrje opozitës për pjesëmarrje në garën elektorale të 30 Qershorit.

?Në dijeninë time, as opozita dhe as opozita jashtëparlamentare nuk kanë vendosur ende nëse do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore apo jo. Padyshim, ne nxisim fuqimisht pjesëmarrjen në zgjedhje. Ky është veprimi i duhur në demokraci.?

Këto deklarata kreu i prezencës së OSBE-së i bëri pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mbi zbatimin e ligjit për dekriminalizimin midis KQZ-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme ku tha se shit-blerja e votës minon besimin e qytetarëve te zgjedhjet.

Tv Klan

Recommended