Murrizi pas takimit me Ramën: Ta harrojë se mund të kalojë reformën zgjedhore me vota të trafikuara
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi deklaroi se i kanë bërë të qartë kryeministrit Rama se nuk mund të kalojë në Kuvend reformën zgjedhore me vota të trafikuara.

Duke folur për gazetarët pas mbledhjes me Kryeministrin që zgjati gati dy orë, Murrizi foli për tentativa për trafikim votash dhe nga opozita e bashkuar.

Murrizi: Harroje që mund të kalosh një reformë zgjedhore me vota të trafikuara në parlament. Trafikimi nuk është vetëm aset i kryeministrit Rama por është bërë një aset dhe i partive të tjera pjesëmarrëse në Këshillin Politik që kanë interes për të kaluar këtë reformë. Unë e di që duhen 84 vota. Rama ka tani vetëm 77 mandate. Nuk besoj që të ketë bilbilush që kyçen 3 orë në seli të pallatit të Kongreseve dhe 12 orë në një rezidencë të ambasadës për të gatuar një gjellë që mund ta hamë me lugën dhe pa e kontrolluar se çfarë është. Unë kam hall që të gatuajnë një gjellë të mirë për shqiptarët.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/murrizi-pas-takimit-me-ramen-ta-harroje-se-mund-te-kaloje-reformen-zgjedhore-me-vota-te-trafikuara

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended