Reforma Zgjedhore, Basha pas takimit me Greminger: OSBE mund të ndihmojë për dialog

  • 5 years ago
TIRANE- Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha pas takimit me Sekretarin e OSBE-së, Thomas Greminger, se opozita është gatshme për të bashkëpunuar për Reformën Zgjedhore, por që ky dialog duhet të ndodhë jashtë parlamentit.Basha tha se OSBE do ndihmojë në dialogun politik mes palëve për t'i dhënë fund krizës politike.

Për Lulzim Bashën nuk mund të ketë dialog brenda një parlamenti, siç e quajti ai, ilegjitim. Basha nuk e njeh Komisionin e Reformës Zgjedhore, duke shtuar se ndryshimi është i domosdoshëm dhe i pandalshëm, dhe kjo duhet të vijë nga partitë politike.

Recommended