Basha pas takimit me eurodeputetët: Nuk ka dialog - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shtatë eurodeputetë zbarkuan pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Takimin e parë delegacioni i Parlamentit Europian e zhvilloi me krerët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi si dhe me aleatët e tyre.Pas përfundimit të takimit kryetari i Partise Demokratike tha se i kishte njohur antarët e delegacionit me gjendjen e rëndë në të cilën sipas tij ndodhet vendi.Ndërkohë Basha refuzoi kërkesën e tyre për ruatjen e stabilitetit duke e quajtur këtë një qasje të dështuar.?Dua të falënderoj Euro-deputetët për mundësinë që i dhanë opozitës së bashkuar për të prezantuar gjendjen kritike ku ndodhet demokracia shqiptare, ku në Shqipëri nuk ka një qeveri që punon për popullin, por për krimin. Një nga problemet e mëdha është dezinformimi që Edi Rama me paratë e drogës bën. Shqipëria ndodhet në një situatë të rëndë dhe mund të zgjidhet vetëm me një qeveri transitore dhe zgjedhje të lira. Zgjidhja e kësaj situate nuk vjen me arrestimin fasadë të Vangjush Dakos, sa për sy e faqe. Kjo zgjidhjen vjen vetëm me një qeverisje transitore dhe zgjedhje të lira. Detyra jonë është të shpjegojmë realitetin që shqiptarët e vuajnë përditë. Në këtë fazë ku ndodhet vendi, ku synon të hapen negociatat me BE-në, duhet të sqarojmë se Edi Rama me veprimet e tij ka shkatërruar stabilitetin e vendi?.Përqasja stabilitet mbi demokracinë ka dështuar.Basha nuk dha një përgjigje nëse i ishte kërkuar të ulet në bisedime me kryeministrin, ndërsa konfirmoi se nuk ka asnjë kontakt mes mazhorances dhe opozitës.Kreu i demokrateve deklaroi se u kishte bërë të qartë eurodeputeteve se zgjidhja e vetëm është një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.Nuk ka asnje kontakt, zgjidhja eshte qeveri tranzitore pa edi ramaLideri i opozites tha se nderkombetareve iu mungon informacioni i saktë për situaten reale ne Shqiperi duke thene se qeveria nëpërmjet makinerisë së saj të propagandës ka deformuar të vërtetën në Shqipëri.Teksa Basha, Kryemadhi dhe aleatet ishin përpara kamerave eurodeputetet u takuan me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.Me pas ata iu drejtuan selisë se qeverise për të biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ku fokusi ishte kriza politike dhe dorëzimi i mandateve nga opozita.Të enjten delegacioni i Parlamentit Europian do te jetë në zyrën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, ndërsa do të bisedojë edhe organizata të shoqerisë civile.Në mbyllje të vizitës, delegacioni me anëtaret e Parlamentit Europian pritet te japë nje konferencë për shtyp, ku do të paraqesin gjetjet e tyre sidomos ne lidhje me krizën politike.

Recommended