Basha: Dialog do ketë vetëm pas largimit të Ramës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.Takimi u zhvillua në selinë e LSI dhe zgjati rreth një orë.Në përfudnim të takimit, Basha tha para mediave se opozita nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se largimi i kryeministrit Rama është I vetmi kusht që të nisë dialogu.Duke mos dhënë detaje nga biseda me Kryemadhin, Basha tha se të enjten në orën 11:00 koalicioni tranzitor do të prezantojë planin për qeverinë tranzitore.?Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës së bashkuar dhe të koalicionit tonë politik, koalicionit më të madh, mazhorancës së re numerike, politike dhe morale të vendit. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për ti hapur rrugën dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore detyrat e të cilës do ti shpalosim nesër në 11:00?Ai pohoi gjithashtu se aksioni për bllokimin e akseve kombëtare nuk do të ndalet por do të shtrihet në të gjitha qarqet.
Recommended