Basha: Nuk do lejojmë zhvillimin e zgjedhjeve! Dialog vetëm me largimin e Ramës

  • 5 years ago
Lideri demokrat Lulzim Basha tregohet i vendosur të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. "PD do të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral mbi shqiptarët", tha në mbrëmje kryedemokrati pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Po ashtu, Basha mbylli derën e dialogut me qeverinë, dhe tha se do të ulej me Ramën në tryezë diskutimesh vetëm në kushtet e dorëheqjes së tij nga kryeministrit, pra vetëm si kryetar i Partisë Socialiste.

Dialogu sipas Bashës, duhet të ndërtohet në urën për të gjetur gjuhën e përbashkët për qeveri tranzitore që ta cojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme, tha ai.

A do të pengojë me dhunë PD-ja zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke bllokuar qendrat e votimit? basha nuk e mohon këtë fakt teksa i përgjigjet gazetarëve vetëm duke thënë: do kemi kohë të diskutojmë hap pas hapi detajet me interes gazetaresk.

Recommended