'Bëni një hap pas'/ Basha refuzon apelin e Metës: Vetëm hapa përpara deri në largimin e Ramës

  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha refuzon thirrjen e Presidentit Ilir Meta për të bërë një hap pas në konfliktin politik për të dal nga kriza, pasi vendi ndodhet në prag të vendimit për hapjen e negociatave. Pas takimit me Presidentin slloven, Basha tha se nuk do të ketë hapa pas, por vetëm përpara, sipas tij me këtë qeveri të lidhur me krimin dhe beteja e radhës është nesër para parlamentit.

"Unë nuk kam ndërmend të komentoj asnjë deklaratë të Metës, por në përballjen me krimin dhe një qeveri të kapur, nuk ka për të pasur asnjë hap pas, por vetëm përpara, largimi një orë e më parë i Ramës, për t'u dhënë shqiptarëve një parlament, prodhim të votës së tyre. Hapa përpara duke nisur nesër me bashkimin e shqiptarëve. Kjo është një betejë që na bashkon" tha Basha.

Recommended