PD refuzon ftesen e Metes per takimin me Berishen - (22 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Partia Demokratike ka refuzuar ftesën e kryeministrit Meta për kryetarin Berisha për një takim në selinë e qeverisë. Demokratët kanë ofruar idenë e debatit televiziv Berisha-Meta, lidhur me parregullsitë në listat e votuesve.

Edi Paloka:- ?Ftesa e zotit Meta, të gjithë ata që kanë një logjikë normale e kuptojnë se sa absurde është, të ulet Ilir Meta me Sali Berishën dhe të rregullojë listat, në zyrën e Ilir Metës. Megjithatë, zoti Berisha, i cili është në fushatë dhe tre ditë nuk do kthehet në Tiranë dhe zoti Ilir Meta e ka ditur shumë mirë këtë kur ka bërë ftesën, është i gatshëm që të përballet publikisht me zotin Meta dhe e fton Metën, që ai nga Korça nëpërmjet një stacioni televiziv dhe Ilir Meta këtu të përballen lidhur me problemin e listave të votimit. Zoti Berisha do i paraqesë faktet e tij dhe Ilir Meta le të mbrohet bashkë me Jovani Portën po deshi?.

Ndërkohë zëdhënësi i PD Edi Paloka ka paraqitur një dokument që provon blerjen me prokurim të drejtpërdrejt me vlerën 66 milion të një autoveture, tip Benz blindato, nga fondet e këshillit të ministrave./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended