Ora News - Opozita në një tryezë me Sorosin Basha pranon ftesën e Metës për diskutim
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Opozita i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta për të diskutuar në lidhje me situatën politike, Reformës në Drejtësi dhe konstituimit të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i Ora News, Everest Dedaj në një lidhje LIVE, ku theksoi se ende nuk është përcaktuar se kur do të bëhet takimi, por përgjigja është pozitive.

?PD dhe aleatët e saj e kanë marrë zyrtarisht ftesën e Presidentit Ilir Meta për t'u ulur në një tryezë dhe për të diskutuar në lidhje me situatën politike, Reformës në Drejtësi dhe konstituimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ende nuk është përcaktuar se kur Basha do të takojë presidentin, por thuhet me bindje nga PD dhe aleatët e saj se do t'i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese. E hëna do të sjellë zhvillime interesante dhe intensive në këtë drejtim?, tha gazetari.

Në ftesën drejtuar Bashës dhe për dijeni dhe të krerëve të partive të tjera pjesë e opozitës së bashkuar, Meta kërkonte që takimi të mbahej mundësisht para ditës së mërkurë, datë 20 nëntor.

Në tjetër lëvizje surprizë, e Kreut të Shtetit, Ilir Meta është se ka ftuar për një takim edhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur (Soros).

Gjithashtu Presidenti pritet të ftojë javën e ardhshme për takim edhe Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për ti informuar për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit.

Ndërsa, ditën e hënë kreu i Shtetit pritet të dorëzojë në prokurori dhe kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin e akuzon për shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit, apo detyrës shtetërore gjatë procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/opozita-ne-nje-tryeze-me-sorosin-basha-pranon-ftesen-e-metes-diskutim

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended