RTV Ora – Aleatët e Bashës: Do ti kërkojmë Metës thirrjen e një tryeze mazhorancë-opozitë

  • 5 years ago
#rtvora
Pesë partitë e grupit të qendrës së djathtë deklaruan sot se nuk do të bëhen pjesë e farsës së 30 qershorit.

Në një konferencë për mediat lidhur me krizën politike, krerët e PR-së, LZHK-së, PDK-së, PAA-së dhe PBDNJ-së deklaruan se do ti kërkojnë në takimin e nesërm presidentit Meta thirrjen e një tryeze mes mazhorancës dhe opozitës.

Fatmir Mediu: "Nesër në takimin që do kemi me presidentin e Republikës ne do ti kërkojmë presidentit dhe do angazhojmë mbështetjen e tij dhe faktorë të tjerë ndërkombëtare dhe politikë shqiptarë për të zgjidhur këtë situatë që është e paprecedentë, siç u shpjegua dhe në deklaratë. Ne kërkojmë që Presidenti, bazuar në autoritetin kushtetues të garantojë unitetin e popullit nëpërmjet një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm. Kjo është kërkesa që ka opozita. Besoj që procesi jo vetëm që nuk është një proces zgjedhor i lirë dhe i ndershëm por për më tepër po e çon vendin në një konflikt duke cenuar unitetin e popullit."

Aleatët e Bashës thanë se nuk futen në zgjedhje pa largimin e Ramës si kryeministër dhe krijimin e një qeveri tranzitore.

Agron Duka: Opozita së bashku me Bashën ka një kërkesë, hyjmë në zgjedhje nëse kalojmë në një qeveri tranzitore për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse Rama pranon këtë të parën ulet Basha me Ramën.

Dash Shehi: Urojmë që edhe PD të vijë në pikën e kodit zgjedhor. Nuk hyjmë me zotin Rama, nuk hyhet në zgjedhje, me Ramën kryeministër nuk ulemi të negociojmë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aleatet-e-bashes-do-ti-kerkojme-metes-thirrjen-e-nje-tryeze-mazhorance-opozite
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended