RTV Ora - Zgjidhja e krizës "në dorë" të Metës, partitë e vogla, kërkojnë thirrjen e një tryeze
  • 5 years ago
#rtvora

Pesë kryetarët e partive të grupimit të qendrës së djathtë PR, LZHK, PPA, PBDNJ dhe PDK, të cilët nuk janë regjistruar për zgjedhjet e 30 qershorit, zhvilluan një takim me ambasadorin europian në vendin tonë Luigi Soreca.

Në mbyllje të takimit, Fatmir Mediu njoftoi se do ti kërkojnë Presidentit Ilir Meta të thërrasë një tryezë me përfaqësues të pozitës dhe opozitës për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Mediu: Ne do ti kërkojmë Presidentit të Republikës që të thërrasë një tryezë të pozitës dhe opozitës për të zgjidhur këtë situatë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.Çdo gjë tjetër do të ishte shkatërruese për vendin. Soreca dhe të gjithë janë në mbështetje të dialogut.

Mediu tha se garantimi i një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm dhe përfshirja e të gjithë forcave politike në garë është e vetmja zgjidhje për të tejkaluar këtë situatë.

Mediu: Të arrijmë të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përfaqësimin e të gjithë subjekteve politike. Çdo lojë tjetër do të ishte shkatërruese për vendin dhe në këtë moment ne si forca politike mendojmë se është përgjegjësia jonë që të negociojmë me të gjitha palët dhe institucionet që duhet ta mundësojnë këtë dialog. Kështu kemi vepruar me OSBE, i kërkuam ambasadorit Soreca dhe jemi vlerësues që ai pranoi të diskutojë me ne dhe të shikojmë një hapësirë për të mbështetur një dialog të vlefshëm për interesat e vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zgjidhja-e-krizes-politike-ne-dore-te-metes-partite-e-vogla-do-ti-kerkojne-thirrjen-e-nje-tryeze

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended