Ora News - Basha nga Shkodra: Zgjidhja e krizës politike do vijë nga brenda
  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Nga qyteti i Shkodrës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se zgjidhja e krizës politike do të vijë nga brenda. Në një deklaratë për gazetarët, kryedemokrati Basha tha se opozita ka përgjegjësinë ti japë shqiptarëve zgjidhjen e kësaj krizë, të cilën qeveria nuk mund ta bëjë.

Basha: Ne si opozita, PD, gjithë aleatët tanë të bashkuar kemi përgjegjësinë për ti dhënë shqiptarëve zgjidhjen që meritojnë dhe që duhet një orë e më parë për të nxjerrë vendin nga kjo krizë.

Kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe kriza mund të zgjidhet vetëm duke e ndarë politikën nga krimi. Ndarja e politikës nga krimi pa proces zgjedhor nuk ka. Proces zgjedhore pa garancinë që qytetarët nuk do dhunohen dhe nuk do kenë një situatë absurde si në Shkodër, pra pa një transformim të thellë politik nuk mund të ketë. Prandaj ne kemi ndërmarrë këto hapa në 6 muaj dhe do vazhdojmë betejën deri në fund.

Prandaj detyra jonë është që gjithë shqiptarëve ti japim rrugën e daljes nga kjo krizë. As Rama dhe as organizata e tij kriminale nuk kanë dhe as mund të kenë as përgjigje dhe as zgjidhje. Ne jemi të vendosur për t'ia dhënë këtë zgjidhje shqiptare. Bashkë me platformën që do paraqesim në dialog me qytetarët bashkë me zgjidhjen që do parashtrojmë do të sigurohemi që rruga për zgjidhjen e kësaj krize të jetë sa më pak e mundimshme dhe e shkurtër.

Kur thoni zgjidhje nga jashtë i referoheni ndërkombëtarëve?

Basha: S'ka zgjidhje nga jashtë, zgjidhja do të vijë nga brenda. Nga jashtë kemi miq, siç kemi patur. Kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimën apo duke parë nga qielli. Kjo krizë zgjidhet duke u bashkuar duke marrë fatin tonë në duart tona.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-nga-shkodra-zgjidhja-e-krizes-politike-do-vije-nga-brenda

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended