Basha: Zgjidhja e krizës kërkon më shumë se një tryezë diskutimi - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV OSBE ka bere lëvizjen e pare për reformën elektorale pas zgjedhjeve te 30 qershorit, duke thirrur një tryeze te partive politike për çështjen e sistemit elektoral.Kjo është e para tryeze e partive qe mblidhet këtë vit ne kuadër te reformës zgjedhore dhe ende është e paqarte nëse opozita do te marre pjese apo jo ne kushtet kur ajo ka dale jashtë institucioneve.Vete lideri i opozitës Basha ka shmangur një përgjigje te prere për këtë çështje por ka vene ne dukje se kriza politik nuk zgjidhet me një tryeze.LULZIM BASHAKRYETAR I PDPo ti shikojmë ftesat se ftesat bëhen javë për javë. Do t?i shikojmë, do t?i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për reformën |Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër.Qëndrimin për reformën zgjedhore kryetari i PD Basha e beri te qarte ne përfundim te kongresit te sindikatave te pavarura kur premtoi rritjen e pagës minimale.Ne këtë kongres Basha sqaroi se me ardhjen e PD ne pushtet do t?u jepet fund koncesioneve korruptive e këto para do te shkojnë për te rritur pagat e pensionet.
Recommended