RTV Ora – "Junta në ëndrrat e Metës", Balla i përsërit ftesën opozitës për të hyrë në zgjedhje

  • 5 years ago
#rtvora
Përmes një statusi ironizues në rrjetet sociale Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nënkuptoi qartazi se opozita refuzon ofertën e Ramës për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në shtator.

Bardhi: Propozimi i Ramës për zgjidhjen e krizës: ?Më lini ti vjedh edhe zgjedhjet vendore dhe po ti fitojë opozita zgjedhjet që unë do vjedh, shkojmë pastaj në zgjedhje të parakohshme.?

Por, Taulant Balla, në mbyllje të Kongresit të Partisë Socialiste insistoi se ftesa e artikuluar nga Rama ishte shumë kuptimplotë dhe e ripërsëriti.

Balla: Kryeministri ishte shumë i qartë, ftesa jonë për opozitën për të marrë pjesë në zgjedhje ishte shumë kuptimplotë, marrin pjesë në zgjedhjet vendore, nëse fitojnë një bashki më shumë se ne, jemi gati në shtator për të përmbushur kërkesat e tjera të opozitës.

Një koment Balla pati dhe lidhur me paralajmërimin e Presidentit Meta për dorëheqje.

Balla: Besoj se pas fjalës së Kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socilaiste Edi Rama vetëm 50 metra vijë ajrore nga Presidenca besoj se edhe Presidenti është qetësuar se nuk kemi asnjë plan apo sigurisht Shqipëria vend anëtar i NATO-s, të ekzistojnë ëndrra të këqia si ajo që kishte parë para disa netësh Presidenti i Republikës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/junta-ne-endrrat-e-metes-balla-i-perserit-ftesen-opozites-te-hyre-ne-zgjedhje
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended