Ora News - Mesazhi i Metës në ditën e Pavarësisë: Bashkëpunim mes shumicës dhe opozitës
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës ishte mesazhi i Presidentit të Republikës Ilir Meta në ceremoninë e ogranizuar për 106 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Para pjesëmarrësve, ai solli në vëmendje përpjekjet e shqiptarëve për bashkim dhe liri, si dhe situatën që po kalon kombi.

Ilir Meta: Sfidat aktuale që po përjetojmë kërkojnë klimë bashkëpunuese, ndjenjë të lartë të unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare. Shqiptarët kanë nevojë për forcimin e bashkëjetesës demokratike, për një klimë politike konstruktive, për një paqe sociale ku respekti ndaj lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor duhet të jetë prioritet i të gjithëve. Duhet reflektim nga të gjithë, për një mjedis më bashkëpunues, më gjithëpërfshirës, për më shumë siguri juridike për pronën, për punën dhe të drejtat e njeriut. Funksionimi i shtetit ligjor dhe institucioneve të pavarura kërkon dialog dhe bashkëpunim të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/xhufi-dy-grupimet-e-medha-shqiptare-ne-prag-te-pavaresise
Recommended