Mbyllet tregu i shumicës së fruta-perimeve në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në Korçë është bllokuar tregu I shitjes me shumicë të fruta-perimeve, pas një vendimi të bashkisë që synon të verë kontroll midis tij dhe tregut të shitjes me pakicë të këtyre produkteve.Tregu i shumicës është mbyllur mëngjesin e të hënës, duke shkaktuar një reagim proteste te fermerët që shesin aty prej vitesh.Shitësit nga fshatrat kanë bllokuar për pak kohë rrugën e unazës të jashtme të qytetit ku funksionon ky treg me mjetet e tyre.Pas ndërhyrjes të policisë rruga është liruar. Në shenjë proteste fermeret kanë vazhduar me hedhjen e disa prej prodhimeve në rrugë, duke kërcënuar se do ta vazhdojnë më tej këtë veprim.Të ardhur që në orët e para të mëngjesit për të tregëtuar prodhimet e tyre, fermerët e zonës nuk janë lejuar të hyjnë në ambjentet e tregut.Ata janë bllokuar me argumentin e autoriteteve të tregut të shumicës se shesin vetëm me NIPT fermeri pa qënë të pasjisur me NIPT tregëtariKjo është pengesa që nuk I lejon fermeret qe të shesin më në tregun e shumicës të fruta-perimeve. Ndërsa tregtarët e pajisur me liçensë kanë vazhduar normalisht aktivitetin e tyre.Bashkia Korçë është vendosur mes dy zjarreve përsa I përket funksionimit të tregjeve me shumicë dhe pakicë të fruta-perimeve.Tregtarët e markatos së re ku shitet me pakicë janë ankuar dhe protestojnë se konkurohen në mënyrë të pandershme nga tregu I shumicës.Nga ana tjetër, fermerët që shesin në tregun e shumicës pretendojnë se kanë 20 vite me aktivitet në këtë treg dhe e konsiderojnë të padrejtë të ndalohen me rregullat e reja.Tani në pikun e prodhimeve bujqësore, në tregun e shumicës të fruta-perimeve në Korçë vijnë të shesin produktet e tyre reth 200 fermerë nga zona e Korçës e Devollit.Ata e kanë kryer këtë aktivitet deri tani të pashqetësuar, por konkureca që u sjellin tregtarëve të pakicës ka shkaktuar përplasje interesash dhe ndërhyrje të bashkisë për të disiplinuar funksionimin e këtyre dy tregjeve.

Recommended