Kumbullat mbeten stok në Korçë, mungon tregu - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nevruz Shkëmbi dhe Bashkim Xhura, janë dy banorë të fshatit Dvoran që merren me kultivimin e pemëve frutore.



Nevruzi prej vitesh ka mbjellë kumbulla dhe mollë, ndërsa fqinji i tij, ka mbështetur ekonominë e familjes në kultivimin e qershisë dhe dardhës.



Ndryshe nga Bashkimi i cili e ka shitur të gjithë prodhimin, Novruzi nuk ka mundur. Sipas tij kumbullat nuk janë tërhequr për eksport e për pasojë çmimi i tyre ka rënë në 10 lekë kilogrami.



Por Bashkim Xhura, me profesion mësues tani në pension tregon se për sa kohë fermerët vetë orientohen do ta kenë të vështirë të dalin në tregun rajonal e më tej.



Ai kërkon që zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë të bëjnë më shumë për orientimin e fermerëve me kulturat bujqësore.



Në qarkun e Korçës vetëm këtë vit priten të hidhen në treg 8000 ton kumbulla ku 1400 ton janë vetëm në Dvoran.



Prodhim rrezikon të shkojë dëm për dy arsye, së pari për shkak të ngopjes së tregut vendas dhe së dyti, nga eksporti që është pothuajse i pamundur.
Recommended