Elton Deda: Tregu i sotem muzikor nje “çorap i vertete” - News,lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/VizionPlusTv
https://twitter.com/VizionPlusTV

?Këndo këngën time?, këtë të enjte në ekranin e Vizion Plus kishte të ftuar kantautorin Elton Deda. Në një rrëfim ekskluziv për karrierën e tij Elton Deda është ndalur edhe tek tregu muzikor në ditët e sotme.

Në kohërat e sotme është tregu që dikton muzikën, nuk dikton më muzika tregun. Është bërë një çorap i vërtet. Ne informacionin nga bota e marrim shumë më vonesë dhe reagojmë me shumë vonesë ndaj edhe kthesën tha i madhi Jovan Bregu e bëjmë me vonesë. Ideja është që çorapin në tregun tonë , në tregun shqiptar flas është bërë sigurisht pas viteve 2000, diku nga fillimi i viteve 2000. Aty ndodhi një shiftë, shumë i çuditshëm që sot nuk po e riparojmë dot. Nuk mund ta kuptoj dot se si mund të shkoj një këngë nga fillimi deri në fund me fjalët ? Unë të du, ti s?më do, unë të du ti s?më do, pse s?më do?? . Nuk mund të ketë gjëra të tilla, ne nuk jemi njerëz barbar jemi njerëz të kultivuar. Ne shkojmë nëpër shkolla, hapim libra, ? u shpreh Elton Deda.



I pyetur nga moderatori Ardit Roshi se si shpjegohet që pëlqehen këto këngë, Eltoni u përgjigj:

Sepse kjo gjë është një lëmsh i madh duke bërë fajtor të gjithë neve edhe ty, edhe unë, edhe media edhe tjetri që i ka dhënë, edhe injoranti të cilit i është hapur rrugë. Jemi fajtorë të gjithë dhe duhet të marrim përgjegjësi të gjithë për këtë mish- mashë që është bërë në muzikë. Do vijë që do rregullohet se në rast që ti shkatërron për një vit, ty të duhen të paktën 3-5 vite që të ndërtosh, nuk bëhet më kaq lehtë, -ka përfunduar Eltoni.
Recommended