Konkursi muzikor për Vitin e Skënderbeut, flet fituesi i çmimit inkurajues: M’u plotësua një ëndërr

  • 5 years ago
Jetmir Zaganjori u vlerësua me çmimin inkurajues për muzikë serioze në vitin që lamë pas, Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut. Një çmim ky, që për kompozitorin e ri, i cili sapo ka kryer studimet e larta solli edhe plotësimin e një ëndrre, interpretimin e veprës së tij për muzikë skenike me baletin ?Ballkan Experes? me libret të Stefan Çapalikut.

Ne e para e punës, inkurajues më shumë sesa çmimi vet ishte loja e orkestrës, se ne këtu nuk arrijmë që të luajmë veprat tona. Flas për pjesën e kompozicionit. Nuk ka sistem që ne të luajmë. Kjo ishte vuajtja ime edhe besoj e të gjithë studentëve të kompozicionit, që nuk i dëgjojnë të luhen veprat e tyre.

Jetmir Zaganjori, Kompozitor
Jetmiri prekte skenën me një orkestër për herë të parë, por dëshira e tij për t?u marrë me muzikë serioze, fillimisht me pianon ka lind që prej moshës 5-vjeçare.

Unë kam nisur pianon për fat të mirë apo edhe të keqin bashkë që pesë vjeç. Të keqin se nuk kisha pjekurin, të mirin sepse erdha më shpejt në shkollë të lartë. Pata një mbështetje shumë të madhe në Shkodër, por kalova edhe një aksident me dorën, që nuk vazhdoja dot me pianon. Pastaj më shtynë për të bërë kompozicionin. Shtysa më e madhe ishte në vitin e tretë të shkollës së mesme, që të nisja kompozicionin për aftësitë që kam. Doja pafund për të vazhduar diçka. Ishte përballja me diçka të re, nga pianist 12 vite, kthehesha në shkrimtar, për pianon.

Jetmir Zaganjori, Kompozitor
Ndihmën më të madhe gjatë krijimtarisë së tij ia ka dhënë kompozitori Vasil Tole, por mirënjohja e tij është e madhe edhe për profesor Endri Sinën dhe Thoma Gaqin

Recommended