Mbyllen aktivitetet per “Vitin e Skenderbeut”

  • 5 years ago
Mbyllen aktivitetet në kuadër të vitit mbarëkombëtare të Skënderbeut. Gjatë eventit të organizuar për 550-vjetorin të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut, kreu i qeverisë Edi Rama tha se ndryshe atyre që kishin frikë se kjo iniciativë do të karakterizohej me nota nacionaliste, ai u pa si vit ardhmërie.

?Mirë që e gjithë kjo periudhë, ndryshe nga çfarë u parapa me frikëra, apo paragjykime nga ata që edhe miq të mirë ndërkombëtarë e komentuan këtë iniciativë, nuk u karakterizua nga asnjë fishekzjarr nacionalizmi, apo nga asnjë zhurmë daulleje për këngët e vjetra dhe të dala kohe të mendësisë nacionaliste.?

Rama prezantoi edhe një hartë detare të vitit 1455, e cila do të jetë e ekspozuar për publikun për dy javë në Qendrën për hapje edhe Dialog.

?Artefakti që do të shikoni, përkatësisht një hartë në një lëkurë viçi ende të palindur të vitit 1455, është më shumë se një dokument që vërteton të jashtëzakonshmen në veprën e Skënderbeut në të gjalle të tij.?

Në hartën që qëndroi e fshehur për 2 shekuj e gjysmë dhe u gjet më pas në një depo përdoret toponimi ?Scandrebeco? për territoret shqiptare. Ajo është siguruar nga Biblioteka Qendrore e Romës dhe është sjellë në Shqipëri nga ambasadori i Italisë, Alberto Kutijo.

Tv Klan

Recommended