Rruget “çlirohen” nga debora, problem mbeten ngricat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Temperaturat e ulta në qarkun korcës kanë prekur vlera deri në -15 gradë.Ky fakt ka sjellë ngrica në akset rrugore, ku më problematike situata paraqitet në zonat rurale. Drejtues të bashkisë në këtë qark thonë se rrugët nacioanle janë të qarkullueshme, pa qënë e nevojshme përdorimi i zinxhirëve.Edhe rrugët drej fshatrave turistikë si Dardhe dhe Boboshticë janë të qarkullueshme. Por i bllokuar është fshati i Ponarit, pasi trashësia e borës aty arrin në 2 metra. Situatë e rënduar është edhe në 4 njësi administrative të Pogradecit, si Dardhas, Trebinje, Velcan e Proptisht te cilat jane te bllokuara ose kalohet me shumë veshtiresi. Por ndonëse rrugët kryesore janë të hapura, edhe në këtë qark, ka mungesë energjie elektrike. Ndonëse temperaturat kanë shënuar një rritje të lehtë ditë e fundit, sërish situata në disa fshatra mbetet problematike, për shkak të bllokimit nga bora. Në qarkun E Dibrës, disa fshtarta janë tërësisht të izoluar, sic është njësia Xibër e cila prej tre ditëësh është e bllokuar. Në këtë vend trashësia e dëborës arrin deri në 80 cm duke bërë që 3500 banorët e saj të jënë pa asnjë lloj komunikimi. Probleme kanë edhe fshatrat Lurës, Arrësit, Recit e Sllovës, ndërsa në Bulqizë probleme me borën kanë fshatrat Ostren, Trebisht, Shupenzë e Martanesh.

Recommended