Ora News - Dëbora zbardh verilindjen, probleme në zonat malore, rrugët mbeten të hapura
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Disa zona të thella po përballen me vështirësi pas reshjeve të dëborës që nisën prej orëve të para të mëngjesit në qarqet verilindore. Aktualisht nuk ka raportime për emergjenca, ndërsa të gjitha rrugët kombëtare janë të kalueshme.

Reshjet e dëborës përfshinë disa qarqe të vendit këtë të premte, duke krijuar problematikat e para.

Në zonat e thella të qarkut të Dibrës, dëbora arrin 30 cm trashësi, e për pasojë disa fshatra janë izoluar. Vështirësi ka në Lurë, Kalaja e e Dodës, Ostren e Tërnovë e Madhe.

Ndërkohë qarkullimi i mjeteve bëhet me vështirësi në aksin Kukës-Peshkopi, për shkak të ngricave dhe trashësisë së dëborës që arrin 25 cm, sipas raportimeve.

Prej orëve të para të mëngjesit, reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë qarkun e Kukësit.

Në Kukës arrin lartësinë 10 cm, ndërsa në Bajram Curr deri në 30 cm.

Në rrugët rurale ka vështirësi në qarkullim dhe nevojiten zinxhirë për lëvizjen e mjeteve.

Rrugët nacionale që përshkojnë qarkun e Kukësit janë nën prezencën e borës dhe efektin e rënies së gurëve, por janë të kalueshme

Edhe Rruga e Kombit është e kalueshme në të gjithë gjatësinë, ndërsa policia rrugore ka ushtruar kontrolle për pajisjet dimërore të mjeteve që lëvin në këtë aks.

Edhe Qafë Mali-Fierzë është e kalueshme.

Proçesi mësimor vazhdon normalisht në të gjithë qarkun, por disa fshatra të Tropojës vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Shtabi i Emergjencave në Kukës, thotë se nuk ka asnjë emergjencë, ndërsa për të mbajtur të hapura rrugët firmat kontraktore kanë në punë 30 mjete e 62 punëtorë.

Reshjet e dëborës janë regjistruar edhe në zonën e Dukagjinit në Shkodër, por banorët e zonës së thellë malore nuk raportojnë për problematika.

Të enjten, reshjet e dëborës u rikthyen në qarkun e Korçës, ku nuk raportohen probleme.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bora-zbardh-kukesin-nuk-ka-probleme-ne-rrugen-e-kombit
Recommended