Report Tv-Dëbora në Kukës arrin mbi 1 m, probleme në rrugët rurale

  • 5 years ago
Trashësia e dëborës në zonat rurale i kalon 1 m. Në 24 orët e fundit është bërë e mundur hapja e rrugëve në Njësitë Administrative Malzi, Shishtavec, Topojan, Grykecaje, Terthore, Bicaj e Shtiqen. Në Njësinë Administrative Topojan është hapur rruga deri në Breki. Në Njësinë Administrative Grykeçaje është punuar deri në fshatin Çaje. Në Njësinë Administrative Bicaj është hapur rruga e fshatit Bushat dhe është punuar drejt fshatit Mustafë. Në Njësinë Administrative Malzi është bërë pastrimi i borës në rrugën që lidh fshatrat Mgullë e Petkaj me rrugën kryesore. Është hapur rruga Shtanë-Dugagjin-Shikaj dhe rruga e fshatit Çam. Bashkia e Kukësit njofton se do të punohet këtë të shtunë me pastrimin e rrugës që lidh fshatrat Gdheshtë e Pistë me rrugën kryesore si dhe për hapjen e rrugëve në Njësitë Administrative Zapod, Kalis e Bushtricë

Recommended