Ora News - Kukës, banorët e izoluar, mbi 1 metër borë, kërkojnë ndihmë për hapjen e rrugës
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një banor i fshatit Borje të Kukësit përmes Ora News bën apel për ndihmë pasi bora e dendur ka bllokuar rrugët që lidhin fshatin me qytetin e Kukësit.

"Jemi 300 familje nga Borje e Kukësit të izoluar pasi nuk funksionon asnjë nga rrugët që lidhin fshatin me qytetin e Kukësit. Aktualisht ne fshat ka rënë mbi 1meter borë dhe rezervat janë drejt përfundimit" na shkruan Mehmeti në inboxin e Ora News.

Në një lidhje telefonike po për Ora News një banor i zonës kërkon ndihmë duke kërkuar dhe bashkëpunim me autoritetet e Kosovës.

"Prej 5 ditësh jemi të izoluar. Nuk kemi as ujë. Nuk vjen askush të na ndihmojë për të pastruar rrugën. Nëse bëhet një marrëeveshje autoritetet e Kosovës mund të vijnë më shpejt dhe të na ndihmojnë për të hapur rrugën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kukes-banoret-me-lopata-te-hapur-rrugen-duan-ndihme-mbi-1-meter-bore
Recommended