Ora News - Rrugët e bllokuara nga dëbora në Theth, banorët apel për ndihmë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Rrugët në fshatin Theth vazhdojnë të jenë akoma të bllokuar nga dëbora.

Banorët e zonës kanë mbetur të bllokuar ndërsa makinat hasin shumë vështirësi për ecur.

Banor: "Bashkia nuk është interesuar për banorët e Thethit. Me sakrifica çdo ditë mundohemi të bëjmë të mundur kalimin në Shkodër. Asnjë helikopter nuk ka ardhur këtu prej 10 ditësh. Rreth 100 banorë të Thethit janë të izoluar dhe nuk ditë çfarë të bëjnë në këto kushte të vështira atmosferike."

Në një video të dërguar në inboxin e Ora News nga Ardjani, banorët shihen duke pastruar rrugën vetë me një makineri të vogël.

Banor: "Me këtë makineri na duhen 2-3 muaj ta pastrojmë borën deri në Shkodër."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rruget-e-bllokuara-nga-debora-ne-theth-banoret-apel-ndihme

Recommended