Dëbora, Ministrja e Mbrojtjes apel qytetarëve: Evitoni daljet e panevojshme nga shtëpitë
  • 5 years ago
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka kishte një apel për të gjithë qytetarët nisur nga situata e keqe me motin. ?Akset kombëtare janë të qarkullueshme me përjashtim të Tepelenë ?Gjirokastër dhe një pjesë në drejtim të Kakavijës. Në akset rurale, janë bllokuar zonat e thella, në Kukës, Dibër, Elbasan, Shkodër. Aktualisht në të gjitha qarqet e prekura nga dëbora po punojnë 100 mjete. Mbi 2000 efektivë të forcave të armatosura, OSHEE dhe shëndetësia është në gatishmëri. Helikopterët janë në gatishmëri për të ndërhyrë nga ajri. I bëj thirrje firmave kontraktore në të gjitha bashkitë që të respektojnë kontratat me zhbllokimin e akseve. U bëj me dije kompanive që mund të mos respektojnë kontratat po monitorohen dhe do të penalizohen. Respektimi i sinjalistikës është i nevojshëm për parandalimin e aksidenteve. Siguria e qytetarëve është misioni ynë, ndaj evitoni daljet e panevojshme nga banesat gjatë këtyre 48 orëve. Nëse keni nevojë për asistencë drejtohuni te pushtetin vendor, telefononi te numrat e emergjencave. Është detyrë kryesore e pushtetit vendor. Edhe drejtuesit e automjeteve të përdorin zinxhirë dhe të zbatojnë udhëzimet?.
Recommended