Salianji: Kurba është e falsifikuar, Rama tallet me jetën e qytetarëve me daljet në Facebook

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji u shpreh se masat e marra nuk janë ato të duhurat dhe janë tallëse me jetën e qytetarëve.

Për Salianjin qytetarët nuk kanë asnjë ndihmë, ndërkohë që taksat e tyre shkojnë për oligarkët e klientët e Ramës.

Salianji: Nuk ka pasur masa të duhura dhe prej kësaj, është pothuajse tallëse me jetën e qytetarëve. Duket sikur virusi del më orar. Shoqëria është hapur jo në mënyrë të planifikuar, por në mënyrë çoroditëse, ashtu siç janë daljet dhe të folurat e kryeministrit nga Facebook.

Në fillim kemi kërkuar, qysh para rastit të parë, që të merreshin masa, që të karantizoheshin rastet që vinin nga jashtë Shqipërisë. Ndërsa sot gjithçka që lidhet me izolimin e njerëzve dhe ekonomisë, duhet të kemi hapje për të mos lënë në mëshirë të fatit familje.

Qytetarët nuk kanë një ndihmë, por janë të detyruar të paguajnë taksa. Qeveria me paratë e qytetarëve paguan oligarkët dhe militantët. Në këtë situatë nuk bëhet fjalë që të anulohen koncesionet e miqve të kryeministrit. Është e pavend dhe e kotë kjo situatë që sikur luhet me kungullesha dhe me orare.


Kurba është e falsifikuar. Nuk jemi në një situatë që masat e qeverisë ka ndihmuar te kurba, por vetkarantimini i personave. Ndërkohë nuk ka rrezik më të madh se fasoneritë dhe call centrat, ku mund të merret virusi.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/salianji-kurba-eshte-e-falsifikuar-rama-tallet-me-jeten-e-qytetareve-me-daljet-ne-facebook

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended