Report TV -U dënua me një vit burg, Salianji akuzon gjyqtarin Artan Gjermeni: Ka falsifikuar faktet
  • 4 years ago
TIRANE-Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar një ditë pas zbardhjes së vendimit të arsyetuar të gjykatës, që e dënoi me një vit burg me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim, me inskenimin e audio-përgjimit për ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajt. Salianji akuzon gjyqtarin Artan Gjermeni se është ndikuar nga kryeministri Edi Rama në vendimin për dënimin e tij. Ai thotë se vendimi i djeshëm nuk ka asnjë provë, asnjë fakt dhe asnjë linjë logjike se si ka bashkëpunim mes personave që nuk njihen. ?Gjyqtari e pranon në vendim që ne nuk kemi njohje të mëparshme, pranon dhe që mes meje apo dhe gazetarit Olldashi, nuk ka komunikime dhe asnjë kontakt dhe asnjë njohje me dëshmitarin e sajuar Alizoti? thotë ai.

Vendimi, vijon ai më tej në pjesën hyrëse (22 flete) ka krejtësisht copy/paste konkluzionet përfundimtare të prokurorisë, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër është vetëm përsëritje. Ish-deputeti akuzon gjyqtarin edhe për falsifikim. ?Një nga faktet e falsifikuara në vendimin e gjykatës është mos dorëzimi i materialit origjinal. Gazetari Olldashi e ka dorëzuar materialin origjinal, por qëllimisht kur është ndarë dosja e trafikimit të narkotikëve, nga ajo e kallëzimit të rremë, materiali origjinal është lënë pjesë e dosjes së trafikimit. Tjetër fakt i falsifikuar është ai se në gjykim u provua dijenia e të pandehurve Salianji dhe Olldashi në lidhje me falsifikimin e materialit nga Veliu dhe Alizoti, ndërkohë që gjatë pyetjes në gjykatë vetë dëshmitari i sajuar Alizoti, pranoi që vetëm ai ka qënë në dijeni të këtij fakti deri në datë 01.06.2018,datë që ka bërë dhe denoncimin në polici (pasi ishte përpunuar nga policia). Ky falsifikim është bërë me qëllimin e vetëm për të konsideruar se vepra penale është konsumuar me dashje direkte, si e vetmja mënyrë për tu konsumuar kallëzimi i rremë? thotë Salianji.
Recommended