Ora News - Protesta, avokati i të arrestuarve: Nuk është ushtruar dhunë, janë falsifikuar provat
  • 5 years ago
#oranews

Gjykata e Tiranës ka shtyrë për në orën 15:00 vendimin për personat e arrestuar nga protesta e opozitës në 16 shkurt.

Avokati i të arrestuarve, Ivi Kaso tha se prokuroria nuk kishte asnjë provë për ushtrim dhune.

Ivi Kaso: Me përjashtim të një personi që ishte marrë gabimisht, të gjithë kanë qenë pjesëmarrës dhe e pranuan me krenari. U pretendua nga ana e tyre se nuk kanë kryer akte dhune qofshin ndaj policisë, qoftë ndaj pronës publike. Nuk ka asnjë provë që ti lidhin këta me akte dhune. Organi i prokurorisë dështoi të sillte një provë të vetme apo një imazh që ti lidhe me akte dhune. Prova nuk ka në asnjë nga fashikujt që solli prokuroria.

Kaso tha se janë falsfikuar provat në rastin e ndalimit të Florencës Hoxhës dhe ai që ka bërë këtë sipas tij do të mbajë përgjegjësi.

Ivi Kaso: Sot në gjykatë u paraqit një provë e falsifikuar. Pra procesverbali i dytë i kontrollit të banesës së Florenc Hoxhës është qartësisht i falsifikuar. Është falsifikuar ora e mbajtjes së këtij procesverbali për arsye që ti jepej gjykatës pasqyrimi i rremë i realitetit, kur në fakt ky kontroll është zhvilluar jashtë çdo procedure ligjore dhe jashtë orarit ligjor që parashikon orën 22 të darkës si orar maksimal të ushtrimit të banesës. Kontrolli është kryer pas ores 22:00, ndërsa proceverbali mban orën 21:00.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sot-masa-e-sigurise-16-te-arrestuarit-e-proteste-para-kryeministris

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended