RTV Ora – Prag protesta e 8 qershorit/ Basha: Nuk ka hap pas. Policia: Do veprojmë ndaj dhunës
  • 5 years ago
#rtvora
Vetëm pak orë para protestës kombëtare të opozitës, Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen sot para Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook tha se dërgimi i kësaj beteje drejt fitores është investimi më krenar për të ardhmen e fëmijëve.

"Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria për ta çuar këtë betejë drejt fitores së sigurt, është investimi më krenar për fëmijët, për të ardhmen e tyre dhe të çdo shqiptari.

Të rinj e të reja, studentë dhe profesionistë, pedagogë, artistë, intelektualë, mjekë infermierë dhe mësues, sipërmarrës të ndershëm dhe fermerë, pensionistë dhe të papunë, familjarë, prindër dhe bij e bija të shqiptarëve, mirësevini sonte në bashkimin popullor dhe qytetar në orën 19 në Tiranë. Asnjë hap pas,"-shkroi Basha.

Protesta do mbahet në orën 19:00 para Kryeministrisë dhe rreth 1300-1500 efektivë policie janë vënë në gatishmëri.

Efektivët do pozicionohen tek Kryeministria, Parlamenti, Ministria e Brendshme dhe Kryesia e Kuvendit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/asnje-hap-pas-basha-thirrje-qytetareve-tju-bashkuar-protestes
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended