Mesazhi i pare i Papes kunder dhunes ndaj grave
  • 4 years ago
Papa Françesku lëshoi një thirrje globale kundër dhunës dhe abuzimit ndaj grave. Kjo ishte esenca e mesazhit të tij të parë për këtë vit përpara qindra besimtarëve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ku kërkoi mbrojtjen e të drejtave të grave për të emigruar në kërkim të një të ardhmeje më të mirë për fëmijët e tyre.

?Rilindja e njerëzimit filloi me gratë. Ato janë burim i jetës. Por pavarësisht kësaj, ato vazhdimisht ofendohen, rrihen, përdhunohen, detyrohen të prostituojnë veten dhe të shtypin jetën që mbajnë në barkun e tyre. Dhuna ndaj grave është përdhosje e Zotit, që u lind nga gruaja dhe shpëtimi i njerëzimit erdhi po nga gruaja?, tha Papa.

Mijëra besimtarë nga e gjithë bota e pritën vitin e ri në sheshin Shën Pjetër, duke u lutur për paqe, dashuri dhe një ambient më të pastër.

Papa Françesku u përfshi edhe në një incident, ku teksa takonte të pranishmit në shesh, u detyrua që të qëllonte me shuplakë, dorën e një besimtareje që nuk ia lëshonte. E megjithatë, Papa kërkoi ndjesë më vonë, kur tha se edhe ai ndonjëherë humbte durimin.

Tv Klan
Recommended